Një kamion është vet-aksidentuar sot rreth orës 06:30 të mëngjesit në fshatin Balincë, komuna e Malishevës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.
Sipas saj, vetaksidenti ka ndodhur pasi shoferin e kamionit e ka zënë gjumi. “Nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale”, ka thënë Podrimaj. /Telegrafi/