Telegrafi

E zë gjumi prapa timonit, rrokulliset kamioni me rimorkio në Malajzi – policia arreston shoferin nën dyshimin për përdorim të metamfetaminës

Shoferin e një kamioni në Malajzi që e kishte zënë gjumi dhe ishte rrokullisur në një autostradë – duke bërë që rimorkioja të bllokoj trafikun, është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka përdorur metamfetaminë.

Pamjet e kamerës së vendosur në një veturë që lëvizte pas kamionit, shfaqin momentin kur shoferi humb kontrollin mbi timonin dhe për një moment rrokulliset, transmeton Telegrafi.

Ishte tentim frenimi që e përkeqësoi situatën, pasi kamioni për pak sa nuk përfundoi mbi mjetin që lëvizte pas tij.

Policia e Malajzisë ka arrestuar shoferin i cili nuk ka pësuar ndonjë lëndim, gjithashtu ka konfirmuar se atë e kishte zënë gjumi pranë timonit dhe në teste ka rezultuar pozitiv në metamfetaminë. /Telegrafi/