Telegrafi

E zë gjumi duke pritur para semaforit

Shoferët prapa tij, u kanë rënë borive e madje edhe i kanë trokitur në xhamin e veturës, mirëpo nuk ia kishin dalë të zgjonin plakun nga gjumi. Më vonë ata e kanë thirrur policinë, e cila kishte arritur të hapte derën e veturës së pensionistit.

Ai u ka thënë policëve se kishte ngrënë një drekë të “rrast” dhe prandaj e kishte zënë gjumi para semaforëve. Plaku veçmë e kishte të konfiskuar patentë shoferin, ndërsa policia është duke e hetuar rastin.