Site icon Telegrafi

E zë duke u futur në shtëpinë e tij, burri nokauton hajnin me vetëm një goditje (Video, +18)

Një video amatore që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq momentin kur një person i dyshuar për vjedhje rrahet brutalisht nga pronari i një shtëpi i cili e kishte zënë në vepër.

Banori i nervozuar i Durhamit, me vetëm një grusht e ka nokautuar pa vetëdije hajnin, dhe më pas e shqelmon dy herë në kokë dhe e tërheq zvarrë për ta nxjerrë nga prona e tij për të vazhduar me shqelma e grushta, transmeton Telegrafi.

Personi i dyshuar për vjedhje dëgjohet duke thënë “më fal”, derisa qëndron në tokë dhe mundohej të mbrohej nga shkelmat e sulmuesit.

Raportohet se brenda shtëpisë në ato momente gjendje një grua dhe një fëmijë, ndërsa të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon ishin kundër veprimit të sulmuesit, duke thënë se jo gjithmonë hajni duhet ndëshkuar duke u rrahur. /Telegrafi/

Exit mobile version