Kur një grua e re e vërejti një pervers duke i bërë fotografi nën fustan, kishte vendosur t’i hakmerret në mënyrën më turpëruese të mundshme, duke e detyruar të gëlltis kartelën e aparatit.
Derisa po udhëtonte në metro, një vajzë nga qyteti Nanjing i Kinës, kishte vërejtur një burrë duke mbajtur në dorë një kamerë të fshehur në një qese, të cilën ia kishte drejtuar asaj nën fustan, transmeton Telegrafi.
E zemëruar me veprimin e burrit, ajo filloi ta filmoj me telefon duke i thënë se çfarë po bënte më herët.
Edhe pse fillimisht e kishte mohuar një gjë të tillë, pas disa minutave diskutim ai ishte pajtuar që të fshij fotografitë.
Por ky veprim duket se nuk e kënaqi edhe aq shumë gruan, pasi ajo i kërkoi ta kafshoj dhe ta shkatërroj kartelën e aparatit. /Telegrafi/