Një grua dyshonte se burri po e tradhton me tjetrën, dhe kështu një ditë kishte vendosur ta përcjellë. Dyshimet e saj dolën të jenë të arsyeshme, pasi i kapi dyshen brenda veturës.
Duke tentuar t’i pengojë që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre ajo u doli përpara veturës, por burri i saj nuk i bëri ky fakt fare përshtypje dhe kështu vazhdoi rrugën, transmeton Telegrafi.
Dhe në një moment atë e godet disa herë me veturë derisa rrëzohet, dhe e fut nën rrota duke e shtypur për vdekje.
Por, ky moment rrëqethës nuk u ka ikur kamerave të sigurisë të instaluara në shtyllat elektrike, ku shihet qartë momenti i shtypjes me veturë.
Kjo vrasje ka ndodhur në qytetin Zhongshan në provincën Guangdong të Kinës, kurse burri pas disa orëve është dorëzuar në polici. /Telegrafi/