Videoja e postuar më poshtë që ka shokuar botën është filmuar në Kinë, dhe në të shfaqet momenti kur një femër gjysmë lakuriq qëndron e varur në telat e shtyllës elektrike, derisa kalimtarët e rastit e filmojnë këtë moment të sikletshëm.
Gruaja e cila qëndron e varur me kokë poshtë e këmbët lartë është e dashura e një burri të martuar, të cilin e kishte zënë në vepër gruaja dhe duke tentuar të ikë nga dritarja ka përfunduar e varur në tela, transmeton Telegrafi.
Mediat kineze raportojnë se ajo ka përfunduar në tela derisa ka tentuar të ikë apo kërcej nga dritarja, për ta shmangur luftën e drejpërdrejt me gruan e të dashurit të saj.
Nuk dihet se sa rëndë është lënduar ajo, por videoja është duke qarkulluar në masë të madhe nëpër internet dhe është shikuar nga miliona persona. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=16&v=-_34muoLkjA