Site icon Telegrafi

E zë burrin me tjetrën në shtrat, gruaja e nervozuar e detyron 20-vjeçaren të shëtitet lakuriq në rrugët e qytetit (Foto/Video, +18)

Një grua e nervozuar ka detyruar një femër të ec lakuriq nëpër rrugët e qytetit, pasi e kishte zënë në shtrat me bashkëshortin e saj.

Ajo u filmua nga kamerat amatore duke e mbajtur për flokë 20-vjeçaren, e cila po bënte paradë nëpër rrugët e qytetit Sao Paulo në Brazil, transmeton Telegrafi.

Fëmijët e gruas së nervozuar së bashku me shokët e tyre brohorisnin rrugëve, me të vetmin qëllim që ta turpërojnë 20-vjeçaren para banorëve të lagjes.

Ende nuk dihet emri i gruas që e kishte tradhtuar burri, por ajo raportohet se e kishte zënë partnerin e jetës me tjetrën në shtratin që e kishin ndarë për shumë vite.

Në videon e publikuar në internet, mund të shihet se gruaja mban për flokë vajzën e re, derisa fqinjët fishkëllenin dhe brohorisnin, ‘turp, turp’.

“Dëshiroj t’i tregoj botës që këtë ku… e kam zënë me burrin tim në shtrat, më falni nga sot ish-burrin”, kishte shkruar në Facebook gruaja e nervozuar. /Telegrafi/

Exit mobile version