Ky është momenti i habitshëm kur një grua e nervozuar e zë burrin e saj që punon si shofer autobusi, me të dashurën e tij të cilën ajo e sulmon në prezencë të dhjetëra pasagjerëve.
Gruaja e veshur me bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtër futet në autobus, dhe pa kurrfarë paralajmërimi sulmon të dashurën e burrit e cila menjëherë i kundërpërgjigjet duke e grushtuar, transmeton Telegrafi.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Quezon në Filipine, kurse videoja e publikuar më poshtë është filmuar nga një pasagjer që ishte dëshmitar i rrahjes.
Gruaja e nervozuar prej kohësh dyshonte se burri po e tradhton me tjera, dhe kështu vendosi ta përcjell dhe kur u fut në autobus u bind se ai ka dikë tjetër.
Ajo për plot pesë minuta është “orvatur” nëpër autobus, duke e goditur dhe shkulur flokët “konkurrentes” e cila gjithashtu nuk hezitonte ta godiste.
“Kam menduar që tashmë je ndarë me të”, dëgjohet duke bërtitur gruaja nga Filipinet. /Telegrafi/