Site icon Telegrafi

E zë burrin me tjetrën, gruaja e nervozuar e zhvesh dhe e rrah brutalisht të dashurën e partnerit në prezencë të qindra kalimtarëve (Video, +18)

Një grua e cila dyshohet të ketë qenë në lidhje me një burrë të martuar, është rrahur dhe zhveshur lakuriq në rrugë nga gruaja e tij e cila e kuptoi se bashkëshorti po e tradhtonte.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur gruaja e nervozuar tërheq zvarrë për flokë të dashurën e burrit, të cilin më pas e zhvesh dhe e rrah brutalisht në rrugë në prezencë të qindra kalimtarëve, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Kinë, ndërsa gruaja e cila rrahet brutalisht nga gruaja e nervozuar dhe të afërmit e saj nuk ndihmohej nga askush, përkundrazi ata vetëm e vështronin dhe e filmonin derisa ajo qante nga dhimbjet.

Të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon, kanë kritikuar veprimin e kalimtarëve që nuk kishin reaguar për ta shpëtuar nga dhuna e paparë. /Telegrafi/

Exit mobile version