Në Kinë është duke qarkulluar një video, në të cilën protagonistë janë një grua dhe burri si dhe dashnorja e tij.
Kësaj radhe siç zakonisht ndodh, gruaja nuk e ka sulmuar të dashurën e partnerit, por përkundrazi ato bashkuan forcat dhe filluan ta rrahin burrin, transmeton Telegrafi.
Ato janë filmuar duke e nxjerrë në rrugë burrin, ku qindra kalimtarë rasti mbetën të habitur dhe filluan të qeshin derisa ato po e godisnin.
Njëra prej tyre mbante në duar një karrige me të cilën e godiste në shpinë burrin.
Por, sikur kjo të mos mjaftonte, ato madje e zhveshin burrin, kurse të pranishmit as që e marrin mundin që t’i ndalin gratë e nervozuara. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=eIyhakK4uvs