Site icon Telegrafi

E zë burrin me tjetrën duke hipur në aeroplan, gruaja e nervozuar e tërheq zvarrë për flokë “konkurrenten” (Video)

Një grua e nervozuar ka zënë bashkëshortin e saj duke u nisur për pushime romantike me të dashurën e tij, të cilës e tërhoqi zvarrë për flokë në aeroporti derisa po bënin “check-in”.

Pamjet e publikuara më poshtë janë filmuar nga një pasagjer tjetër, ku shihet konfrontimi i gruas së nervozuar me të dashurën e bashkëshortit në aeroportin ndërkombëtar Jose Maria Codova në Kolumbi, transmeton Telegrafi.

Gruaja pa u menduar dy herë fillon t’ia shkul flokët dashnores së burrit në prezencë të tij, derisa pasagjerët tjerë që ishin afër tyre shikonin të habitur me atë që po ndodhte.

Burri mbante në gisht unazën e martesës edhe pse ishte i shoqëruar nga e dashura, të cilën po mundohej ta mbronte nga gruaja e tij e dhunshme.

“Të shtunën ke planifikuar të më dërgosh në darkë, ndërsa sot po e dërgon tjetrën. Largohu prej saj, përndryshe do të bëjë skandal. Me godit por nuk do të lejoj të shkosh me të”, dëgjohet duke iu drejtuar në gjuhën spanjolle burrit.

Nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre janë arrestuar nga policia e aeroportit për shkak të prishjes së rendit publik.

Burri dhe e dashura e tij besohet se ishin nisur për në Cartagena për të shijuar plazhet e bukura të Karaibeve. /Telegrafi/

Exit mobile version