Site icon Telegrafi

E zë burrin duke e tradhtuar me tjetrën, gruaja e nervozuar tenton të kërcej nga dritarja e apartamentit së bashku me bijën (Video)

Një grua e nervozuar e cila raportohet se kishte zënë burrin duke e tradhtuar me tjetrën, ka kërcënuar se do të kërcej nga ndërtesa së bashku me vajzën e saj.

Vajza e dyshes vazhdimisht qante dhe i thoshte nënës së saj “se nuk dëshironte ta bënte këtë”, derisa po qëndronin mbi aparatin e ajrit të kondicionuar jashtë ndërtesës, transmeton Telegrafi.

Burri i kësaj gruaje të nervozuar, është filmuar duke i lutur policët dhe zjarrfikësit që t’ia shpëtojnë familjen.

Sipas Shanghaiist, gruaja vazhdimisht bërtiste dhe e pyeste bashkëshorti që ishte në hyrje të ndërtesës, se pse nuk po qëndron me familjen në shtëpi duke e akuzuar se kohën e lirë po e kalon me të dashurën e re.

Por, për fat të mirë kjo dramë përfundoi pa të lënduar kur një polic arriti nga dritarja afër gruas dhe fëmijës t’i shtyj brenda apartamentit. /Telegrafi/

Exit mobile version