Një burrë që kishte tradhtuar gruan, është rrahur brutalisht nga gruaja, vjehrra dhe e dashura e tij, dhe e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga kamerat.
Gruaja dhe nëna e saj ishin futur tinëzisht në dhomë duke e zënë burrin me të dashurën duke bërë seks, transmeton Telegrafi.
Por ky veprim nervozoi tej mase gruan, vjehrrën por edhe të dashurën e tij, e cila pasi filloi ta godiste dëgjohej duke i thënë: “Më ke thënë se je beqar”.
Videoja e momentit kur gruaja së bashku me të ëmën futet në dhomë, duke e zënë bashkëshortin me tjetrën në shtrat, është publikuar në internet.
Raportohet se kjo ngjarje e turpshme të ketë ndodhur në qytetin kinez Qunazhou në provincën Fujian. /Telegrafi/