Një grua e ka zënë burrin e saj duke bërë seks me të dashurën në veturë. Dhe nga nervoza e madhe filloi t’i godasë pa ndërprerë.
Skena kaotike u filmua nga një kamerë amatore, derisa shihet e dashura e burrit duke bërtitur nga goditjet që i merrte nga gruaja e nervozuar, e cila nuk hezitoi të përdorë edhe një shkop, transmeton Telegrafi.
Në video mund të shihet se si gruaja e tërheq për fustani vajzën të cilën e kishte zënë me burrin, kurse gjithë mllefin e zbraz tek partneri i jetës i cili mundohej ta mbronte të dashurën e vetë.
Shumë kalimtarë të rastit kishin mbetur të shokuar me atë që po shihnin, derisa kishte edhe prej atyre që qeshnin me ironi.
Kjo nuk është videoja e vetme ku gratë janë fyer në momentin që i kishin zërat burrat e tyre me të dashurat.
Ky nuk është rasti i vetëm i publikuar në internet, ku gratë e tradhtuara publikojnë video të momentit kur i zënë burrat duke kryer marrëdhënie seksuale me tjera. /Telegrafi/