E dashura e një burri të martuar është rrahur keq dhe tërhequr zvarrë për flokë nëpër rrugët e qytetit, nga bashkëshortja e zemëruar e cila i kishte zënë duke bërë seks në shtratin e çiftit bashkëshortor.
Gruaja e paidentifikuar madje kishte bërë kopje çelësin e apartamentit të dashurit të saj të martuar, me qëllim që të futet tinëzisht sa herë që gruaja e tij nuk është brenda, transmeton Telegrafi.
Pamjet e filmuara me telefon mobil në një qytet kinez, shfaq momentin kur bashkëshortja e zemëruar ushtron dhunë ndaj dashnores së burrit të saj, të cilën e tërheq zvarrë nëpër rrugë.
Por në këtë ngjarje janë përfshirë edhe vjehrra e burrit si dhe anëtarët e tjerë të familjes së bashkëshortes së tij, të cilët vazhdimisht e godasin dashnoren.
Në video gruaja e zemëruar dëgjohet duke i thënë dashnores së burrit: “Kush mendon se je? Vjen në shtëpinë time, dhe madje shfrytëzon gjërat e mia dhe flenë në shtratin tim”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=vNSpplxlK8I