Një grua e nervozuar për pabesinë, ka rrahur brutalisht bashkëshortin me shkop të drurit në rrugë, derisa kalimtarët e rastit po shikonin të shokuar.
Kjo ngjarje shokuese është filmuar me telefon të mençur nga një kalimtar rasti, në një zonë të panjohur në Kinë, transmeton Telegrafi.
Në video shihet burri i gjunjëzuar midis rrugë, derisa gruaja e tij vazhdimisht e godet pamëshirshëm me shkop të drurit. Ajo dëgjohet duke e akuzuar se po bën jetë luksoze me tjerat me paratë që ajo i fiton.
“Po i përdor paratë dhe veturën time, për të shëtitur dhe fjetur me tjera. Me sa gra tjerë ke fjetur”, dëgjohet gruaja duke bërtitur.
Ajo pretendon se partneri i ka shpenzuar 22.430 funte që ajo i kishte shpenzuar, duke vrapuar pas tjerave.
Ndërkaq turma e shoferëve të veturave që në ato momente po kalonin, ishin ndaluar për ta shikuar nga afër se si gruaja vazhdimisht e godiste burrin. /Telegrafi/