Manchester United nuk ka qenë opsioni i parë për yllin suedez Zlatan Ibrahimovic.
Këtë gjë e ka konfirmuar menaxheri i sulmuesit të njohur, Mino Raiola.
Raiola ka zbuluar se Ibra dëshironte rikthimin në Milan, pasi me klubin kuq e zi ishte i lidhur shumë.
“Milani është në zemrën e Ibrahimovicit në Itali dhe në gjithë botën por ishte e pamundur. Këtë verë kemi punuar vetëm me Manchester Unitedin”.
“Italia nuk mund ta përballojë Ibrahimovicin. Kjo është arsyeja që kemi nënshkruar me Unitedin”, deklaroi Raiola.
Mediat italiane kanë shkruar se Ibrahimovic në të ardhmen do ta bartë përsëri fanellën e Milanit, ndoshta për ta mbyllur karrierën tek ‘Rossonerët’. /Telegrafi/