Kamer Qaka është duke zhvilluar disa ndeshje të jashtëzakonshme si në kampionatin rumun ashtu edhe me Kombëtaren e Shqipërisë.
Mesfushori shqiptar pritet që në fund të sezonit të largohet nga skuadra e tij aktuale Polithenica Iasi.
22-vjeçari ka mundur të largohet edhe në janar, por klubi refuzoi ofertat që erdhën në drejtim të tij.
Së fundmi e ardhmja e tij po lidhet me kampionatin spanjoll La Liga.
Ka qenë presidenti i klubit, Adrian Ambrosie që ka thënë për mediat rumune se së fundmi kanë qenë disa skautë të skuadrave spanjolle për ta parë Qakën përballë Steaua Buchurestit.
“Disa persona nga skuadrat spanjolle kanë ardhur për ta parë Qakën, por që nuk do t’i zbuloj emrat e tyre”.
“Me shumë mundësi Qaka do të largohet nga klubi në verë pasi ka shumë oferta për të”, ka thënë Ambrosie.
“Sa më përket mua unë më mirë do ta shihja duke luajtur tek Craiova ose Steaua por në fund do të vendosim bashkërisht se cila do të jetë oferta më e mirë”, u shpreh Ambrosie.
Por sipas medieve rumune në stadium kanë qenë skautët e Leganes, Getafes dhe Las Palmas. /Telegrafi/