Serhou Guirassy është padyshim sensacioni i këtij sezoni në Bundesliga, por jo vetëm.
Nuk ka asnjë futbollist në kampionatet evropiane që ka shënuar më shumë se ai në këto ndeshjet e para.
Sulmuesi nga Guinea ka shkëlqyer me fanellën e Stuttgart ku në tetë ndeshje ka shënuar 14 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë në Evropë për momentin e duke lënë mbrapa emra si Erling Haaland, Lautaro Martinez, Robert Lewandowski e Harry Kane.
Përkundër se vlera e tij ka shkuar në 40 milionë euro, largimi i tij nga Stuttgarti mund të bëhet për një shumë më të ulët.
Gazeta e madhe gjermane Sport Bild ka zbuluar se Guirassy ka një klauzolë largimi prej vetëm 20 milionë eurove dhe kjo ka alarmuar skuadrat e mëdha evropiane.
Stuttgart e transferoi atë për nëntë milionë euro këtë verë nga Rennes, derisa i ka vendosur klauzolë largimi prej 20 milionë eurove.
Real Madrid, Inter, Milan, Juventus, Arsenal e Chelsea janë disa nga top klubet evropiane që kanë shprehur interesim dhe pritet një garë e madhe në janar për të nënshkruar me sulmuesin shtatlartë.
27-vjeçari është i gatshëm të bëj hap para në karrierë, derisa shuma prej 20 milionë eurove nuk përbën problem për asnjë nga skuadrat e lartpërmendura. /Telegrafi/