Sulmuesi i Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal ka zbuluar kundërshtarin më të ashpër që është përballur deri më tani – dhe kjo ka befasuar shumë njerëz.
Yamal, i cili u bë lojtari më i ri i Barcelonës në prill të vitit 2023 – kur u shfaq kundër Real Betis në moshën 15 vjeç, nëntë muaj e 16 ditë – ka thyer rekord pas rekordi që nga ajo arritje.
Ai mposhti në mënyrë të paharrueshme rekordin e Celestine Babayaro si lojtari më i ri që ka nisur një lojë në Ligën e Kampionëve me 16 vjet e 83 ditë.
Dhe pak kohë më vonë, adoleshenti theu rekordin e Gareth Bale si golashënuesi më i ri në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian, teksa shënoi në debutimin e tij kundër Gjeorgjisë.
Yamal vazhdoi të arrijë gjëra të mëdha në vitin 2024 dhe në nëntor, ai u nderua me trofeun “Më i riu” në ceremoninë vjetore Golden Boy, të prezantuar nga gazeta italiane Tuttosport.
Dhe në një intervistë për mediumin, numri 19 i Barcelonës u kërkua të emërojë kundërshtarin më të ashpër të karrierës së tij deri më tani.
“David Raum, mbrojtësi i majtë për Gjermaninë dhe RB Leipzig ”, deklaroi ai. “Një mbrojtës i fortë, i ashpër. Në Kampionatin Evropian në çerekfinale kundër gjermanëve ai u tregua një kundërshtar i vështirë për t’u kaluar”.
Yamal doli kundër Raumit në çerekfinalen e Kampionatit Evropian të verës së kaluar midis Spanjës dhe Gjermanisë – një lojë që shfaqi një fitues në kohën shtesë nga Mikel Merino ndërsa nikoqirët u eliminuan. /Telegrafi/