Telegrafi

A e zbuloi Gigi Hadid gjininë e foshnjës në ditëlindjen e saj të 25-të?

Dje (e martë) është bërë e ditur se Gigi Hadid dhe Zayn Malik do bëhen prindër për herë të parë.

Por mbase supermodelja la të kuptohet për lajmet e lumtura ditë më parë kur ajo postoi fotografi dhe video nga ditëlindja e saj e 25-të.

Fansat me sy të shqiponjës vunë re dhurata të ndryshme me temë gjinore, duke përfshirë edhe një me rozë e cila thoshte: ‘Përshëndetje e vogël’ duke sugjeruar që çifti janë duke mirëpritur një fëmijë së bashku.

Yolanda dhe Gigi Hadid (Foto: Instagram)

Kishte edhe dhurata të dhëna në një çantë blu, pasi dukej që mysafirët po përpiqeshin të merrnin me mend gjininë e fëmijës.

Për më tepër, fansat vunë re se kishte fije rozë dhe blu të bashkangjitur në balonat e ditëlindjes së argjendit të Gigit, vetëm disa orë pasi u raportua se Hadid ishte pesë muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të parë me yllin 27-vjeçar të “One Direction”.

Lexo po ashtu Gigi Hadid është në javën e 20-të të shtatzënisë?

“Duket se ishte një parti për zbulimin e gjinisë së foshnjës. Unë mendoj se është një djalë pasi Gigi po mban balonën me fije blu”, ka shkruar një fans në Twitter.

Bella Hadid (Foto: Instagram)

Dyshja u pajtuan në dhjetor të vitit të kaluar pas një ndarjeje të gjatë, gjatë së cilës kohë ajo ishte në lidhje me modelin Tyler Cameron. /Telegrafi/