Njerëzit janë shpesh të prirë që të bëjnë gjëra bizare, me të vetmin qëllim që të duken “të mençur” para shoqërisë.
Kështu i ka ndodhur një të riu i cili nga mendjemadhësia e vuri rreth qafës një piton gjigant dhe filloi të qesh, por ai nuk e kishte vërejtur se që nga fillimi gjarpri dukej i rrezikshëm, transmeton Telegrafi.
Dhe derisa shokët e tij qeshnin dhe e duartrokisnin mikun e tyre për shkak të trimërisë së treguar, pitoni fillon të mbështillet i tëri rreth qafës së tij dhe çdo herë e më shumë e shtrëngonte të riun.
Shikoni videon e postuar më poshtë, ku shfaqet momenti se si në sekondat e fundit është shmangur tragjedia e mundshme. /Telegrafi/