Telegrafi

E vrau gruan duke ia prerë trupin në më shumë se 200 pjesë, britaniku dënohet me burgim të përjetshëm

Një “përbindësh i keq” që vrau gruan e tij duke ia prerë trupin në më shumë se 200 pjesë, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Nicholas Metson nga Lincoln, Mbretëria e Bashkuar, kishte pranuar vrasjen e 26 vjeçares Holly Bramley në mars të vitit 2023.

Bëhet e ditur se ai e kishte goditur gruan e tij të paktën katër herë me thikë përpara se ta copëtonte dhe pjesët e trupit të saj t’i ruante në kuzhinë për një javë, e më pas t’i hudhte në lum, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Gjykata njoftoi se eshtrat e zonjës Bramley u zbuluan nga një person i cili fillimisht mendoi se i përkisnin një kafshe.

Edhe pse Metson ishte munduar të manipulonte policinë në lidhje me zhdukjen e gruas së tij, autoritetet e vendit zbuluan mjetet me të cilat ai e kishte kryer vrasjen dhe e arrestuan menjëherë.

Pasi u akuzua për vrasjen e zonjës Bramley, nga një ekzaminim i telefonit të Metson u zbulua se ai kishte bërë kërkime në Google “se si të shpëtohej një trup i vdekur”, “çfarë fitoj nëse gruaja ime vdes” dhe “a e fal Zoti vrasjen”.

Pas kryerjes së aktit, vrasësi u dërgoi mesazh miqve të zonjës nga profili i saj për t’i mashtruar ata që të mendonin se ajo ishte ende gjallë.

Ndryshe, Metson është dënuar me një dënim minimal prej 19 vjetësh e 316 ditësh pas hekurave. /Telegrafi/