Site icon Telegrafi

E vrau gjyshen me hekur dore pasi dështoi ta mbys me jastëk

Në rrugën ”Borka Medaro” në Prilep, 30 vjeçari M.M ka tentuar mbrëmë të mbys me jastëk gjyshen e tij, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gjyshja ka shpëtuar nga ngufatja me jastëk nga nipi dhe në momentin kur ka filluar ta refuzoj vdekjen me dhunë, nipi ka nxjerrë një mjet të fortë, që njihet si boks hekuri dhe e ka goditur gjyshen në kokë.

Nga plagët në kokë gjyshja ka vdekur në dhomën e fjetjes.

Pas një ore, nipi është paraqitur në polici dhe ka pranuar fajin.

Policia dhe prokuroria kanë filluar hetimet në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version