Site icon Telegrafi

E vranë për një iPhone 7, prindërit rrëfejnë momentin kur e gjetën 28-vjeçarin duke u zvarritur para banesës (Foto)

Familja e një punonjësi bamirësie të vrarë për një iPhone 7 nga banditë kanë treguar se si e gjetën atë duke vdekur në pragun e derës së tyre, duke u zvarritur ndërkohë që tentonte të shtypte zilen e hyrjes për ndihmë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, prindërit e Abdul Samadit, 28 vjeç, nxituan poshtë shkallëve të banesës së tyre në Little Venice, Londër, për të parë djalin e tyre të mbuluar me gjak, pasi ai ishte therur ‘përmes zemrës’.

I diplomuari në ekonomi u dërgua në Spitalin e Shën Marisë në Paddington, ku ai u lind, por vdiq një orë më vonë me nënën dhe babain e tij afër, në momentet e tij të fundit.

Sipas dëshmitarëve, dy të rinj me biçikletë iu afruan Samadit në orën 11.45 jashtë banesës së tij, duke tentuar t’i të vidhnin një iPhone 7, përpara se ta thernin atë me thikë.

Vëllai i tij, përshkroi se si ai më pas u rrëzua disa metra larg nga oborri ku prindërit e tij jetonin në një përpjekje të dëshpëruar për të marrë ndihmë.

Punonjësi i bamirësisë, i cili duhej të martohej me të dashurën e tij në vitin 2018, vdiq vetëm pas orës 1 të mesnatës.

Dy djem, njëri 17 dhe tjetri 18 vjeç, u arrestuan me dyshime për vrasje. /Telegrafi/

Exit mobile version