Telegrafi

E veshur me kostumin e Wonder Woman, Gal Gadot viziton një spital fëmijësh

Gal Gadot (Foto: Getty Images)

Gal Gadot ka vendosur që në kuadër të ditëve festive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vizitojë një spital me fëmijë të sëmurë.

Aktorja ishte veshur me kostumin e karakterit të saj, Wonder Woman, nga filmi për superheroinën për t’i gëzuar fëmijët.

Fëmijët e spitalit Inova në Annandale të Virginias janë mahnitur nga prezenca e saj.

Ajo ka pozuar me fëmijët, si dhe i ka mbajtur në dorë foshnjat, të cilat janë detyruar të qëndrojnë në spital për shkak të sëmundjes.

Lexo po ashtu Lajmet për Gal Gadot

Aktorja njëherësh ka pozuar edhe me stafin e mjekëve, të cilët janë entuziazmuar me praninë e yllit hollivudian.

Gal Gadot (Foto: Getty Images)

Gadot gjeti kohë për të treguar anën e saj humane përkundër angazhimeve të mëdha profesionale.

33-vjeçarja është duke xhiruar vazhdimin e radhës, “Wonder Woman 1984”, që pritet të lansohet në nëntor të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/