Gal Gadot ka vendosur që në kuadër të ditëve festive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vizitojë një spital me fëmijë të sëmurë.
Aktorja ishte veshur me kostumin e karakterit të saj, Wonder Woman, nga filmi për superheroinën për t’i gëzuar fëmijët.
https://twitter.com/WonderWomanHQ/status/1015633202646568961
Fëmijët e spitalit Inova në Annandale të Virginias janë mahnitur nga prezenca e saj.
Ajo ka pozuar me fëmijët, si dhe i ka mbajtur në dorë foshnjat, të cilat janë detyruar të qëndrojnë në spital për shkak të sëmundjes.
Aktorja njëherësh ka pozuar edhe me stafin e mjekëve, të cilët janë entuziazmuar me praninë e yllit hollivudian.
Gadot gjeti kohë për të treguar anën e saj humane përkundër angazhimeve të mëdha profesionale.
33-vjeçarja është duke xhiruar vazhdimin e radhës, “Wonder Woman 1984”, që pritet të lansohet në nëntor të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
https://twitter.com/WonderWomanHQ/status/1015671323849379840