E veshur me fustan të bardhë të nusërisë, një vajzë është fotografuar duke vizituar varrin e të fejuarit në ditën kur ishte planifikuar që dyshja t’i thonë “po” njëri-tjetrit.
Kjo fotografi prekëse shfaq Jessica Padgett, e gjunjëzuar para gurit të varrit të Kendall James Murphy, transmeton Telegrafi.
Murphy, që ishte zjarrfikës në Montgomery të Indiana, kishte humbur jetën tragjikisht në nëntor të vitit të kaluar, kur kolegu i tij Colby Blake që po ngiste veturën në të cilën ishte edhe ai, u përplas me tri vetura tjera derisa po lëviznin me shpejtësi për të shuar zjarrin në një zonë.
Për ta përkujtuar mashkullin e jetës, Jessica ka publikuar disa foto të çizmeve të Murphy, gurit të varrit dhe rrobave të zjarrfikësve.
Ajo ishte shoqëruar nga familjarë ndërsa imazhet janë shkrepur nga “Loving Life Photography” dhe janë shpërndarë në masë të madhe në Facebook, ku kanë marrë 21 mijë shpërndarje dhe komente. /Telegrafi/