Telegrafi

E veshur me fanellën ku shihet reperi, Flaka Krelani: Kush po thotë se s’kam fjetur me 2Pac?

Flaka Krelani është një ndër zërat më të fuqishëm të estradës muzikore shqiptare.

Këngëtarja jonë kohët e fundit po qëndron në shtetin turk, ku edhe po sjell imazhe dhe video të ndryshme.

Bukuroshja njihet si një ndër adhurueset e muzikës Rock dhe Pop, megjithatë nuk i lë anash pa i dëgjuar edhe zhanret tjera të muzikës.

Zeshkania ka treguar përmes llogarisë personale në Instagram se është adhuruese e flakët e reperit të ndjerë, Tupac Shakur.

“Kush po thotë se nuk kam fjetur me 2Pac”, ka shkruar gjakovarja teksa shihet në një krevat e veshur me një fanellë ku duket në të reperi amerikan.

Lexo po ashtu Flaka Krelani frymëzohet nga Ajnshtajni: Ata që nuk gabojnë, kurrë nuk kanë provuar ndonjë gjë të re

Ajo ditë më parë kishte treguar se frymëzohet edhe në shkencëtarin e njohur, Albert Ajnshtajnin.

Ndryshe, Krelani është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/