Site icon Telegrafi

“E vështirë që perëndimorët të dallojnë aziatikët”, trajneri i Koresë së Jugut tregon taktikën që ka përdorur për të shpërqendruar kundërshtarët

Trajneri i Koresë së Jugut, Shin Tae-Yong (Foto: Getty Images)

Ndeshja e parë e së hënës në Kampionatin Botëror është ajo mes Përfaqësueses së Suedisë dhe Koresë së Jugut.

Pas raportimeve se suedezët kanë spiunuar Korenë e Jugut duke tentuar të kuptojnë taktikat e tyre para përballjes së tyre në Grupin F.

Por, për këtë ka kohë që ka menduar trajneri korean, Shin Tae-yong, i cili ka treguar një taktik që e ka përdorur deri më tani për të shpërqendruar skuadrat kundërshtare.

Shin Tae-Yong në miqësoren ndaj Hondurasit (Foto: Getty Images)

Ai ka thënë se i ka kërkuar lojtarëve që të shkëmbejnë fanellat dhe numrat e tyre gjatë stërvitjes dhe ndeshjeve miqësore.

Këtë e ka bërë pasi ai e kupton që evropianët e kanë të vështirë të kapin dallimet mes aziatikëve.

Son Heung-Min (lojtari i Tottenhami) gjatë një momenti në miqësoren mes Koresë së Jugut dhe Hondurasit (Foto: Getty Images)

“Ne kemi dashur të shpërqendrojmë përfaqësuesen e Suedisë. Ja pse e kemi bërë”, ka thënë fillimisht Shin Tae-Young në konferencën për media, kur u pyet pse ndërrojnë fanellat.

“I kemi ndërruar pasi nuk dëshirojmë t’i tregojmë asgjë kundërshtarëve tonë. Ki Sung-Yueng me siguri e njohin, ashtu si Son Heung-min, por te lojtarët tjerë mund të jetë pak të shpërqendruar”.

Ki Sung-Yueng, lojtari i Swansea Cityt (Foto: Getty Images)

“Është shumë e vështirë për perëndimorët të vërejnë dallimet mes aziatikëve, ja pse e kemi bërë atë”, shtoi për fund trajneri.

Me siguri kjo deklaratë ka prishur paska taktikat e suedezëve, por kjo më së miri do shihet në fushë. /Telegrafi/

Exit mobile version