Telegrafi

E vërtetuar: Femrat janë më të forta se meshkujt!

 Duket se natyra ua ka dhënë femrave sistemin imunitar kulmor, duke iu mundësuar që me sukses t’i mposhtin mikroorganizmat me të cilët meshkujt e kanë vështirë të përballen.

Sipas një studimi të ri, gjinia e butë është e programuar në mënyrë që t’u rezistojë infeksioneve dhe karcinomës, dhe po ashtu ka një sistem rezervë për luftimin e sëmundjeve.

Sekreti i imunitetit më të fortë të femrave qëndron në dallimet themelore biologjike mes gjinive. Femrat kanë një kopje shtesë të kromozomit femëror X, ndërsa meshkujt kanë vetëm një kromozom X dhe një kromozom shumë më të vogël Y. /Telegrafi/