Site icon Telegrafi

E vërteton edhe shkenca: Më mirë vet sesa me njeriun e gabuar

Kohëve të fundit shkencëtarët e kanë bërë publike se është më mirë të rrini vetëm sesa me njeriun e gabuar

Ky studim është publikuar në revistën shkencore Family Psychology dhe tregon se është më mirë të rrimë vetëm sesa në një lidhje të keqe, duke qenë se lidhjet janë fuqimisht të ndërlidhura me shëndetin tonë fizik dhe psikik.

Para se të arrijnë në këtë përfundim, hulumtuesit në Universitetin e Buffalos në New York kanë kaluar dy vite duke vrojtuar jetët e të rinjve që ishin në lidhje serioze.

Nuk ka rëndësi a ka qenë martesë apo thjeshtë lidhje serioze, për shkak se të dyja prej tyre ndikojnë njëjtë në shëndetin tonë.

Shumica prej nesh besojmë se është më mirë të dalim me dikë, edhe nëse nuk ndihemi krejtësisht të lumtur me të, për shkak se nuk duam të ndihemi  të vetmuar.

Sidoqoftë, del që një gjë e tillë ka ndikim negativ në shëndetin tonë. Prandaj, keni kujdes se me kë zgjidhni të martoheni apo të jeni në një lidhje serioze, pasi që kjo mund t’ua përcaktojë të ardhmen e shëndetit! /Telegrafi/

Exit mobile version