Të afërmit e familjes dhe kolegë nga njësiti special “Tigrat” kujtuan të afërmit e tyre edhe dy vjet pas ngjarjeve në Kumanovë. Xharko Kuzmanovski është njëri nga tetë policët e vrarë në Kumanovë para dy viteve. Sot të afërmit e tij kërkuan zbardhje të plotë të së vërtetës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ku është pushteti sot të vijë në këtë vend, të sheh presidenti ku më është varrosur djali im. Ku është Mijallkovi të vijë, biznismen i bërë me fëmijët tonë. Ku është Jankulloska, Çavkovi”, deklaroi për Telma, Sllavko Kirovski, njëri nga të afërmit e policit të vrarë Sllavko Kirovski.
Ai theksoi se e gjithë kjo ngjarje është e lidhur me politikanë të ndryshëm shqiptarë dhe maqedonas./Telegrafi/