Telegrafi

E vërteta për antibiotikët

Është e vërtetë se është më mirë që t’u japësh fëmijëve një antibiotik me “spektër të caktuar”. Po, sepse nënkupton që është krijuar për të luftuar bakterin përkatës.

Duke zgjedhur një antibiotik me spektër të caktuar ke më pak mundësi të ulësh florën bakteriale të zorrëve dhe ul rrezikun që bakteret të bëhen rezistente.

Është e vërtetë që gjatë një kure me antibiotikë duhet të marrësh produkte të qumështit. Gati të gjithë antibiotikët tentojnë të shkatërrojnë edhe bakteret e nevojshme, që janë pjesë e florës bakteriale të zorrëve dhe që mbrojnë mukozën e zorrëve.

Mendohet se produktet e qumështit (si kosi ose produkte të tjera) ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të florës bakteriale. /Telegrafi/