Pas shkarkimit të Jose Mourinhos nga detyra e trajnerit të Manchester Untiedit, ishte postimi i Paul Pogbas në rrjetet sociale që bëri të gjithë të flasin rreth tij.
Francezi postoi një fotografi teksa jepte një shikim të çuditshëm dhe me këtë rast ai i kërkojë tifozëve ta përshkruajnë.
Por, ky postim u fshi pas dhjetë minutash pasi komentet kundër Special Ones ishin shumë të mëdha.
E gjitha kjo u duk fillimisht si një dedikim për Special Onen pasi dihet se raportet e dyshes te Djajtë e Kuq nuk ishin aspak të mira. E gjitha kjo mori vëmendje të madhe mediatike pasi ishte edhe Gary Neville ai që pastaj iu kundërvu francezit.
Por, e gjitha kjo duket se ka qenë thjeshtë një keqkuptim dhe qëllimi i postimit nuk ishte i dedikuar për Mourinhon.
Imazhi ishte në kuadër të një marrëveshje reklamuese mes lojtarit dhe Adidasit, qëllimi i postimit shpjegohet nga firma në fjalë për gazetarin Chris Williams:
“Postimet e Pobgas në rrjetet sociale ishin një ngjarje e planifikuar, pjesë e një kampanje të marketingut. Menjëherë i kemi hequr pasi kuptuam se mund të jenë keqkuptuar si mosrespekt për Manchester Unitedin dhe Jose Mourinhon”, shkruan Williams për përgjigjen e Adidasit.
https://twitter.com/Chris78Williams/status/1074986807455027203
Man Utd ka njoftuar se do të ketë një trajner përkohshëm deri në fund të sezonit, por ende nuk kanë emëruar dikë. /Telegrafi/