Rreth 46 vite para hit sagës së famshme, “The Fast and the Furious”, është xhiruar një tjetër film i titulluar “The Fast and the Furious”.
Është fjala për një film të kategorisë B të xhiruar në vitin 1955 me producent Roger Cormanin. Ai ka rrëfyer se si ka ndodhur marrëveshja për shfrytëzimin e titullit të atij filmi.
“Ata thanë se ne mund ta marrim titullin ‘The Fast and the Furious’ dhe ti mund të na padisësh dhe me gjasë do të humbësh, mirëpo do të ishte një rrëmujë e madhe”.
“Ajo që duam të bëjmë, është të jemi të drejtë. Do të japim pakëz para dhe do ta blejmë titullin. Dhe unë i thashë Universalit: ‘Në rregull, do ta marr shumën e vogël të parave’”, ka treguar Corman.
Natyrisht, se në marrëveshje ishin plotësuar edhe disa kërkesa të vogla të producentit.
Deri më tani janë xhiruar tetë filma që nga filmi i parë (i vitit 2001), ndërsa “The Fate of the Furious” i shfaqur premierë në javë që lamë pas, ka vënë rekord global përfitimesh prej 532.5 milionë dollarë në debutimin e tij.
Edhe në Kosovë, kinemaja më e madhe dhe më e sofistikuar në vend, Cineplexx Kosova, ka thyer një rekord jo vetëm të kinemasë, apo rekordin lokal – por rekordin mbarë rajonal për premierën e filmit të fundit, “Fast & Furious 8”. /Telegrafi/