Site icon Telegrafi

“E vërteta është e vështirë” (Foto/Video)

Për herë të parë në historinë e saj, The New York Times do të shfaq një shpallje 30-sekondëshe – gjatë transmetimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar – të quajtur “E vërteta është e vështirë.”

Ideja, natyrisht, nuk ka se si t’i pëlqejë presidentit amerikan, Donald Trump, i cili të shtunën njoftoi se nuk do të shkojë në darkën vjetore të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

“Për herë të parë NYT-i i dështuar do të publikojë shpallje (të keqe) për të ndihmuar në ruajtjen e reputacionit të saj të dështuar. Tentoni të raportoni saktë dhe objektivisht!”, ka shkruar Trump në Twitter, si kundërpërgjigje ndaj iniciativës së ditores prestigjioze amerikane.

E, si e kuptoi Trumpi shpallje? CNN njoftoi se Trumpi reagoi në Twitter nëntë minuta pasi shpallja u transmetua në CNN, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, The New York Times po ec mirë puna qëkur Trump u zgjodh president. Në tremujorin e fundit të vitit 2014 kishte 276 mijë abonentë digjitalë, e tani ky numër është rritur në mbi tre milionë. Siç ka thënë drejtori ekzekutiv i ditores, Mark Thompson: “Më shumë njerëz janë të gatshëm të paguajnë abonimin”!

Të premten, NYT ishte një nga mediat së cilës iu ndalua shkuarja në konferencën ditore për shtyp të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer. Rreth 250 persona protestuan të dielën në mbështetje të kësaj ditoreje dhe mediave që kritikojnë Administratën Trump. Protestuesit janë mbledhur pranë ndërtesën së ditores, me pankartat ku kërkohet respektimi i Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane.

“Demokracia nuk mund të funksionojë pa shtyp të lirë dhe të pavarur dhe kjo administratë është duke u përpjekur ta bëjë atë të heshtur. Ne këtë nuk do ta lejojmë”, ka thënë Betsy Apple, avokate e specializuar për të drejtat e njeriut. /Telegrafi/

Exit mobile version