Telegrafi

E vërteta e zënkës në tunel ndërmjet Roy Keane dhe Patrick Vieira në vitin 2005

Para derbit ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit që zhvillohet sonte (e hënë) në Old Trafford, mediat angleze e kanë kujtuar një prej zënkave më të mëdha në historinë e Ligës Premier.

Secilën herë që përballen gjigantët e futbollit anglez nuk mungojnë edhe tensionet mes lojtarëve dhe tifozëve, ndërsa gjithmonë kujtohet zënka e vitit 2005 në tunelin e Highbury ndërmjet Roy Keane dhe Patrick Vieira.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Man Utd

Gjatë një dokumentari të ITV, “Keane and Vieira: The Best of Enemies” (“Keane dhe Vieira: Armiqtë më të mirë”), ish-mesfushori i Manchester Unitedit ka treguar se gjithçka kishte nisur për shkak të Gary Neville.

Ndërsa në një intervistë për Soccer AM, vet Gary Neville ka treguar se e gjitha kishte nisur në ndeshjen paraprake në Old Trafford, për shkak të ndërhyrjeve të vrazhda të Djajve të Kuq në Jose Antonio Reyes, i cili u detyra ta lëshonte fushën pas gjysmës së parë.

“Më kujtohet se i dëgjoja hapat pas meje dhe Vieira bërtiste: ”Neville, Neville… nuk do t’i godasësh lojtarët tanë në fushë sot!!'”.

“Roy u kthye, e dëgjoi dhe filloi të zihej me të. Ndërsa ai e derdhi shishen e ujit në drejtim të Royt. Pastaj shpërtheu gjithçka”, ka rrëfyer Neville. /Telegrafi/