Studiuesit shpjegojnë se para vitit 8500, gjuetarët mbledhës të territoreve të Spanjës, Luksemburgut dhe Hungarisë kanë pasur lëkurë të errët.
Ndërsa, në veri të Evropës, në mbetjet e shtatë skeleteve të zbuluara në vendin arkeologjik Motales në Suedinë jugore, të cilat supozohen se janë 7700 vite të vjetra, u gjeten variante të gjeneve të ndryshme të lëkurës së bardhë, të llojit SLC24A5 dhe SLC45A2, gjithashtu edhe një variant i tretë i gjenit i cili ndikoi në trashëgimin e syve të kaltër, transmeton Telegrafi.
Këto dy gjene për herë të parë arritën në Evropë përmes bujqve që erdhën nga Lindja e Largët e që kanë takuar banorët me lëkurë shumë të errët. Ata në tokat evropiane erdhën nga kontinenti i Afrikës, 40 mijë vite më parë. Nga përzierja me popullsinë e hasur të pjesës jugore të Evropës, me gjuetarët mbledhës autoktonë, një nga gjenet u transmetua gradualisht, e para 5800 viteve u përhap shumë duke rezultuar në depigmentimin, përkatësisht zbardhjen e lëkurës së popullsisë evropiane.
Rezultatet janë në kundërshtim me qëndrim e mëparshme sipas të cilave lëkura e paraardhësve tanë u bë tërësisht e bardh nga udhëtimi nga Afrika përmes Lindjes së Mesme e në Evropë para dhjetëra mijëra viteve.
Shkencëtarët tash kanë krahasuar pjesët kryesore të ADN-së përmes gjenomeve të mbetjeve skeletore të 83 personave të gjetur në vendet arkeologjike anembanë Evropës, me ato të banorëve të tashëm të kontinentit tonë, tha shkencëtarja Ann Gibbons për revistën Science.
Iain Mathieson, nga Universiteti Harvard, ka gjetur pesë gjene të ndryshme që kanë mundur të mbijetojnë gjatë seleksionimit natyror. Tri gjene ndërlidhen me zhvillimin e lëkurës së bardhë, e dy kanë ndikuar në “zbardhjen” e lëkurës dhe depigmentimin. /Telegrafi/