Telegrafi

E vërejti me kohë duke rënë nga dritarja e katit të dytë, gjyshja ruse vrapon për ta kapur foshnjën – edhe ia arrin qëllimit

Një gjyshe ka fituar epitetin e heroinës, pasi me tërë forcën ka vrapuar për ta pritur foshnjën që e pa se po binte nga dritarja e katit të dytë të një marketi.

Svetlana Sanarova, 64-vjeçe, hodhi në tokë çantën dhe vrapoi me duar të hapura nën dritaren e lokalit, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë shfaqin momentin se si ajo arrin në kohë dhe kap djalin e quajtur Egor, që po binte nga gjashtë metra lartësi në qytetin rus Novokuznetsk.

Pasi arriti ta shpëtojë, ai bërtiti dhe kërkoi ndihmë dhe për fat të mirë aty shfaq babai i vogëlushit Dmitry Terokhin, 27-vjeç.

Ai nuk kishte fjalë se si të falënderonte gruan e moshuar, e Svetlana është nderuar me medalje nga autoritetet komunale. /Telegrafi/