Site icon Telegrafi

E verdha ndriçon menjëherë çdo pamje

E verdha, bën pjesë në ngjyrat e modës për këtë vit. Jenny Packham, ka prezantuar një koleksion veshjesh shumë të bukur. Edhe Oscar de la Renta ka synuar shumë tek kjo ngjyrë. Me Blumarine gjejmë ‘block look’, në një ngjyrë, nga veshjet tek këpucët, nga çanta tek manikyri. E njëjta gjë vjen edhe me Prada, që sjelle në skenë mini të mrekullueshëm ‘pop art’.
John Galliano, mes fustaneve mini dhe kompleteve, fut aplikacione të çmuara bizhu.

Për Christian Dior vijnë veshje të mrekullueshme, nga ato klasiket me shije franceze, te dekoruara me qëndisje me element transparent, edhe çanta e famshme Miss Dior është lyer me ngjyrën e verdhe kanarine për te krijuar gjithmonë një pamje në tendencë. Maison Celine ka shkuar më tej duke prodhuar byzylyk me deizajn minimal dhe grafik dhe syze dielli me ngjyrën e verdhë kanarine.

Edhe grimi nuk do të jetë imun ndaj kësaj ngjyre shkëlqyese. Por si kombinohet e verdha kanarine? Kjo ngjyrë shkon bukur me ngjyrën e zezë, por edhe me të bardhën. /Telegrafi/
 

Exit mobile version