Telegrafi

“E vendosa trendin”, Bleona akuzon për kopjim modelen e famshme Cara Delevingne (Foto)

Këngëtarja Bleona Qereti mund të thuhet lirshëm se është njëra nga yjet, e cila ka “specialitet” zhveshjen.

Ajo ka pozuar jo pak herë nudo,duke bërë kështu që të jetë vazhdimisht e komentuar nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Këngëtarja Bleona ka pozuar mjaft shpesh nudo. Burimi i fotos: Instagram

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka akuzuar një nga modelet më të famshme të botës për kopjim, nga një prej fotografive nudo që Bleona kishet realizuar në vitin 2013.

Fotografia në fjalë shfaq Bleonën të zhveshur krejtësisht në pjesën e poshtme, dhe me vetëm një trëndafil që mbulon pjesën intime.

Lexo po ashtu Bleona nuk u ndahet pozave provokuese, publikon një tjetër imazh e zhveshur nga vaska (Foto)

Kurse Cara Delevingne, së fundmi ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi vërtet shumë të ngjashme me atë të Bleonës.

Cara Delevingne

Ndërkohë kjo e fundit, publikoi në llogarinë personale në Instagram një video, ku tregon krahasimin mes fotografive të dy personazheve.

“Duke vendosur trendin që në vitin 2013” (sic.), ka shkruar Qereti në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/