Site icon Telegrafi

E veja e ushtarit të vrarë, e mërzitur me presidentin Trump: Thirrja e tij më bëri të qaj (Video)

E veja shtatzënë e një ushtari të vrarë në Niger, Sgt. LA David Johnson, ka thyer heshtjen për të folur për thirrjen telefonike që Donald Trump i bëri asaj, pas vdekjes së burrit të saj.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ajo ka thënë se toni më të cilin i kishte folur Trump e kishte bërë të qajë dhe për më shumë fakti që sipas saj, presidenti amerikan kishte vështirësi edhe për të kujtuar emrin e burrit të saj, kur e kishte thirrur atë për ta ngushëlluar.

Myeshia i tha ABC News: “Ajo që ai tha ishte se ai e dinte atë që ai nënshkroi për të. Më bëri të qaj, sepse isha shumë e zemëruar me tonin e zërit të tij dhe me faktin se pse ai nuk e kishte mbajtur në mend emrin e tij. Dhe kjo më bëri të mërzitur dhe më bëri të qaj edhe më shumë – sepse ai ishte një ushtar i devotshëm”.

Ajo tha se iu deshën 48 orë për të gjetur burrin e saj dhe ajo ende nuk është lejuar të shoh trupin e tij.

“Unë nuk e di se çfarë është në atë kuti – mund të jetë bosh”, vazhdoi Myeshia.

Ajo shtoi: “Unë dua që bota të dijë se çfarë ushtari ishte burri im, dhe një baba dhe burrë i dashur për familjen tonë”. /Telegrafi/

Exit mobile version