Telegrafi

E veja e Kirk Douglas festoi ditëlindjen e 101-të

(Foto: Instagram/michaelkirkdouglas)

Anne Buydens, e veja e legjendës hollivudiane Kirk Douglas, e ka festuar ditëlindjen e saj të 101-të.

Familjarët e saj i kanë publikuar disa fotografi në rrjetet sociale duke e uruar atë për ditëlindje.

Aktori i famshëm, Michael Douglas, e ka publikuar një fotografi të njerkës së tij në Instagram, ndërsa urimit i është bashkëngjitur edhe bashkëshortja e tij, aktorja Catherine Zeta-Jones.

Miqtë e ngushtë dhe familjarët kanë kaluar pranë shtëpisë duke e përshëndetur Annen nga largësia, pasi që nuk kanë mundur të afrohen për shkak të coronavirusit.

Lexo po ashtu Në moshën 103-vjeçare ka ndërruar jetë legjenda hollivudiane, Kirk Douglas

Kujtojmë që legjenda Kirk Douglas ndërroi jetë në muajin shkurt të këtij viti në moshën 103-vjeçare. /Telegrafi/