Nuk është hera e parë që filmohet me kamerë, momenti kur një vajzë zhgënjehet dhe mbetet me zemër të thyer kur partneri e tradhton me një tjetër.
Një vajzë e re vazhdimisht kritikohej nga shoku i ngushtë, i cili i thoshte se partnerin të cilin marrëzisht e dashuron, nuk është ashtu siç shtiret, transmeton Telegrafi.
Dhe për t’ia dokumentuar këtë, e kishte bindur që të kërkoj ndihmën e ekipit të kamerës së fshehtë, që i organizuan një takim kinse të rastësishëm mes partnerit të saj dhe një bionde seksi të veshur me rroba banjo.
Dhe derisa ajo po qëndronte ulur para ekranit dhe po e vëzhgonte të dashurin, para syve të tij shfaqet biondja që ishte pjesë e ekipit të kamerës së fshehtë. Për ta bërë më të nxehtë situatën, ajo kishte veshur rroba banjo.
Sapo fillojnë të bisedojnë ajo menjëherë fillon lojën duke u munduar ta josh, dhe kështu nuk iu nevojit shumë kohë që ta bëjë për vete, dhe në një moment i kërkoi që t’ia lyej trupin me krem kundër djegies së diellit.
Sikur kjo të mos mjaftonte ajo ia bën me dije se 18-vjeçe, dhe se nuk po mund të futet në lokale të natës për të konsumuar alkool, por ky djalë i riu pa u menduar dy herë e fton në shtëpinë e tij që ta bëjnë një gjë të tillë.
Dhe kur ajo e pyet nëse ka të dashur ai i thotë “jo” dhe menjëherë i shkëmbejnë numrat e telefonit dhe Instagramin. Kjo i mjaftoi partneres që të bindet në fjalët e shokut të ngushtë. /Telegrafi/