Një burrë është varrosur për së gjalli, kur një kamion i mbushur me beton gabimisht u shkarkua mbi ty derisa ai po flinte në vendin e punës.
Jai Ram 24-vjeç, e kishte zënë gjumi brenda kanalit që po punonte në projektin Dam pranë lumit Madhya në Pradesh, transmeton Telegrafi.
Por derisa ishte duke fjetur, punëtorët duket se nuk e kishin parë që ishte futur në kanal, dhe gabimisht e kishin derdhur betonin mbi të për të mbushur kanalin, të cilin fillimisht nuk e kishin kontrolluar nëse dikush prej punëtorëve kishte mbetur aty duke punuar.
Ata madje kishin përdorur një rul special për të rrafshuar pjesën ku ishte hedhur betoni, duke mos lënë as edhe një gjurmë të kolegut të tyre.
Tani, punëtorët e ndërtimtarisë raportohet se do të arrestohen nga policia, nën akuzën moskujdes dhe vrasje pa paramendim. /Telegrafi/