Telegrafi

E varros për së gjalli gruan, kur e zhvarros arkivolin me trupin e saj mbeti i shokuar me atë që pa (Foto)

Çdo njeri fillon të djersitet vetëm kur mendon se dikush do ta varros për së gjalli.

Megjithatë, me përparimin e teknologjisë dhe mjekësisë, gjasat janë shumë të vogla që një gjë e tillë të ndodhë, transmeton Telegrafi.

Por tregimi i Octavia Smith Hatcher, do t’iu frikësojë shumë dhe do t’ua ngrijë gjakun në vena.

Një epidemi e panjohur vdekjeprurëse kishte shpërthyer në fund të vitit 1800 në Pikvajl të Kentucky. Asokohe për pak sa nuk e kishte shfarosur gjithë komunitetin.

Në mesin e viktimave ishte edhe Hakok Hatcher, i biri i Octavia i cili u sëmurë dhe vdiq në janar të viti 1881.

Ajo assesi nuk mund të pajtohej me humbjen e të birit, dhe kështu ra në depresion dhe pas një kohe të shkurtë edhe në komë. Ndërsa në maj të po të njëjtit vit, bashkëshorti i saj thirri mjekun i cili konstatoi vdekjen e saj por që nuk mund ta shpjegonte arsyen.

Pas këtij konstatimi të hidhur ajo u varros, kurse një javë më vonë kjo epidemi u përhap me të madhe. Megjithatë, një burrë pas një kohe është zgjuar nga koma që kishte rënë muaj më parë.

Dhe kështu duke e kuptuar gabimin që e kishte bërë, bashkëshorti i Octavias e ka hapur varrin e saj, por ajo çfarë pa brenda e la të shokuar atë.

Në fund është konstatuar se ai e kishte varrosur gruan për së gjalli, gjegjësisht ajo ishte në komë kur u zgjua dhe tentoi në të gjitha mënyrat të dalë nga arkivoli.

Ai këtë e kuptoi përmes arkivolit që ishte gërvishtur me thonj, që tregon se ajo është munduar të dalë. /Telegrafi/