Njëri nga ish-lojtarët e Roberto Mancinit në Manchester City, Wayne Bridge është hapur ndaj urrejtjes për trajnerin e Italisë pas triumfit të tyre në Euro 2020.
Mancini përfundoi ringjalljen e ekipit kombëtar italian duke mundur Anglinë në penallti për të fituar Euro 2020.
56-vjeçari është vlerësuar gjerësisht për punën e tij menaxheriale – veçanërisht duke marrë parasysh që Azzurrët nuk arritën të kualifikoheshin për Kupën e Botës 2018.
Por, përpjekjet e tij në skenën ndërkombëtare nuk kanë shkuar mirë me ish-yllin e Cityt, Bridge, i cili nuk ka hezituar të tregoj gjithë urrejtjen për trajnerin italian.
Bridge thotë se ai e urren Mancinin dhe pretendon se ai nuk është i shkëlqyeshëm taktikisht pavarësisht fitimit të titullit të Ligës Premier dhe Euro 2020.
“Me të vërtetë më lëndoi sepse e urrej Mancinin, të gjithë e dinë që nuk kam dashuri për të”, ka thënë fillimisht Bridge për The Mirror.
“Unë nuk do të thosha se ai është trajner më i keq që kam pasur, por taktikisht ai nuk është aq i shkëlqyeshëm. Ajo që bëri ishte e mirë, gjë që më dhemb të thuash”.
“Jo vetëm që familja ime po brohoriste për Anglinë, ata po brohorisnin që Mancinin po humbte, kështu që na lëndoi edhe më shumë”.
“Unë kurrë nuk e kam marrë atë me të vërtetë si menaxher”.
“Ai mori të gjitha meritat për atë që bëri në Manchester City kur fitoi kampionatin, kështu që tifozët e Cityt do ta duan atë, por nëse shikon lojtarët dhe skuadrën që ai kishte, ata ishin që e fitua dhe jo ai si menaxher”.
“Unë pata probleme me të. Punuam bashkë për disa muaj dhe kaluam mirë, por nuk më pëlqenin aspak stërvitjet e tij”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/