Site icon Telegrafi

“E urrej Juventusin” – tifozët e Zonjës së Vjetër janë tërbuar me deklaratën e prokurorit të Torinos që qoi klubin e tyre drejt dënimit

Prokurori i Torinos, Ciro Santoriello, është në telashe, pasi që atij i është shfaqur një video në internet ku ai deklaronte se e ‘urren Juventusin ‘ dhe ‘mbështet Napolin ‘, duke indinjuar tifozët Bianconerë.

Santoriello është kryeprokurori në hetimin tashmë të njohur si Prisma, i cili është i përqendruar në financat e Juventusit dhe akuzat për fitime kapitale të falsifikuara dhe marrëveshje të fshehta të pagesës së lojtarëve në kohë e COVID.

Prokurori i Torinos tani është bërë qendra e polemikave pas një videoje, të realizuar në vitin 2019, ku e tregonte atë duke diskutuar pasionin e tij për futbollin në një event, ku ai deklaroi “Unë jam një super tifoz i Napolit dhe e urrej Juventusin”.

 

Videoja u bë shpejt virale dhe ka indinjuar tifozët e Juventusit, të cilët së shpejti filluan një trend në Tëitter me moton: ‘#SantorielloOut’.

 

Disa tifozë sugjerojnë se deklarata e Santoriellos përbën një kundërshtim të drejtësisë, duke besuar se besnikëria e tij futbollistike e ka njollosur çështjen kundër klubit.

 

Të tjerë theksojnë se çështja nuk është me komentin e Santoriellos që mbështet Napolin, por përkundrazi deklaratën e tij të mëparshme, kur ai tha ” si prokuror publik… unë jam kundër Juventusit!”. /Telegrafi/

Exit mobile version